Në kuadër të nismës “Pastrojmë Shqipërinë që Duam”, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë mbylli me sukses për dy ditë, aksionin e pastrimit në segmentin lumor tek Ura e Brarit përgjatë Lumit Tiranë.
Realizimi i punës u arrit nga bashkëpunimi maksimal i Forcave të Armatosura dhe Bashkisë Tiranë me ndërmarrjet e saj në varësi.
Gjatë aksionit u aktivizuan 35 forca, dy kamiona si dhe një ambulancë nga Forcat e Armatosura.
Bashkia Tiranë angazhoi 31 forca, dy kamionë si dhe nje ekskavator.
Inspektoriati Rajonal i Mjedisit angazhoi 10 forca të dërguara nga bisnezi privat Alko- Impex.
Në landfillin e Sharrës përgjatë dy ditëve u depozituan 117 m3 mbetje urbane.
Në përfundim të aksionit u konkludua se në zonë ishte e nevojshme mbulimi me 10 kosha për hedhjen e mbeturinave, si dhe monitorimin e herë pas hershëm të zonës me qëllim që problemi të mos persëritet.