Sot në Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut
September 19, 2025Me drejtuesit e njësive administrative dhe kryetarët e fshatrave të Bashkisë Tiranë
September 19, 2025
Në mbledhjen e Komitetit Rajonal për Zhvillimin e Turizmit ku bashkë me përfaqësuesit e bashkive Kavajë e Rrogozhinë, Policisë së Shtetit, Agjencisë së Bregdetit dhe institucioneve të tjera, diskutuam për mbarëvajtjen e sezonit që sapo ka nisur. Kemi përpara ditë të ngarkuara, me fluks të lartë pushuesish vendas e të huaj, me intensitet lëvizjesh nëpër rrugë dhe situata nga më të ndryshmet. Përgjegjësi e jona të koordinojmë punën që gjithcka të shkojë mirë. Fatmirësisht kemi përvojë të mirë nga vitet e shkuara sepse tanimë turizmi është pjesë e pandarë e ekonomisë shqiptare. Kjo na ndihmon të menaxhojmë si duhet të gjitha sfidat që bashkëshoqërojnë edhe këtë sezon.