Në takimin për gratë dhe fëmijët e rikthyer nga zonat e konfliktit, ku bashkë me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe organizata të shoqërisë civile diskutuam për zgjidhje të qëndrueshme dhe për angazhime të përbashkëta për të adresuar Ekstremizmin e Dhunshëm, i cili siç dihet nuk është një problem vetëm shqiptar. Qëllimi ynë fundor është që ndihmën të cilën iu ofrojmë këtyre personave e veçanërisht grave dhe fëmijëve, ta kthejmë në një mundësi të re për jetën. Kemi tashmë plot shembuj të tillë se si shumë persona që ishin viktima të ekstremizmit të dhunshëm, ia kanë dalë mbanë të riintegrohen dhe kenë më në fund një jetë të re.