Në vazhdën e takimeve, në kuadër të luftës kundër kultivimit të lëndëve narkotike, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, në rolin e kryetarit të komitetit anti-kanabis zhvilloi takim në Kamëz me kryetarin e bashkisë z.Rakip Suli dhe drejtorin e policisë vendore z.Rebani Jaupi. Në këtë takim ishin të pranishëm shefi i Komisariatit nr.5 në Kamëz z.Altin Lila, N/kryetari i bashkisë Kamëz z.Hasan Bara administratori i njësisë Administrative Zall-Herr z.Arben Maloku. Në këtë takim u diskutua për rëndësinë e shkëmbimit të informacionit ndërinstitucional, si dhe organizimin e grupeve të përbashkëta në terren, të koordinuar nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë në mënyrë që të kontrollohet çdo sipërfaqe e territorit të qarkut Tiranë për të mos lejuar kultivimin e asnjë rrënjë bime të kanabis. Në përfundim të takimit u la detyrë për strukturat vendore, inspektorët e pyjeve, në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe Njësitë Administrative, të kontrollojnë zonat me rrisk për kultivimin e bimëve narkotike.