Në zbatim të detyrës së lënë nga Ministri i Turizmi dhe Mjedisit z.Blendi Klosi, si dhe të Planit të Veprimit të Aksionit të Pastrimit 2020, në Qarkun Tiranë, sot më datë 22.06.2020, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë koordinoi punën për zbatimin e këtij plani në Bashkinë Vorë. Në këtë aksion i cili i shërbeu jo vetëm pastrimit të territorit por edhe sensibilizimit të komunitetit për mbajtjen pastër të mjedisit dhe ambientit ku jeton, morën pjesë punonjës dhe personeli i administratës së shërbimeve publike pranë kësaj Bashkie. Gjatë ditës së sotme u pastruan pjesë të segmenteve kryesore si më poshtë vijon:
Rr. Dytësore Vorë-Marikaj (rreth 9 km), Rruga Dytësore Vorë-City Park (rreth 3.4 km), Rruga Vorë-Fush Krujë (rreth 9.4 km), Unaza e Vorës deri tek Oshee, (rreth 2.10 km), Rruga Shaqo Deraj Qender qytet (rreth 1.9 km),si dhe rruga Rruga Marikaj. Ky aksion do të vazhdojë dhe do të vijojë të monitorohet nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, edhe në 4 ditët në vijim të kësaj jave