Në zbatim të Urdhrit të KM, Nr 124, “Për ngritjen e Grupit Ndërinstitucional të Punës për verifikimin dhe monitorimin e procesit të riorganizimit të shoqërive të Ujësjellës – Kanalizimeve”, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë organizoi dhe koordinoi takimin e këtij grupi me Drejtuesit e Ujësjellës – Kanalizime të Qarkut.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi procesin e inventarizimit fizik, vlerësimit e regjistrimit të aseteve, kontabilizimit të tyre në pronësi të cdo bashkie, evidentimin e aseteve që ndodhen në tokat shtetërore dhe private me qëllim rregjistrimin ose shpronësimin e tyre, dhe gjithashtu, problemet e konstatuara nga ky proces.
Në përfundim të takimit, GNP, komunikoi se do të hartojë dhe dërgojë në Kryeministri një raport paraprak për statusin aktual, zgjidhjet e propozuara dhe afatin për përfundimin e tyre.