Sot, më datë 12.06.2019, Nënprefekti i Qarkut Tiranë për Kavajën, Rrogozhinën dhe Vorën, z. Bashkim Haxhiu, organizoi një takim në ambjentet e Njësisë Administrative Dajt ku ishin të pranishëm Administratori i Nja. z.Kujtim Qefalia, përfaqësuesi i policisë së shtetit, z.Ilmi Tota, si dhe ndërlidhësat e Njësive Bashkiake Dajt, Zall-Bastar, Zall-Herr, Shëngjergj. Në këtë takim u diskutua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në lidhje me sensibilizimin e komunitetit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe parandalimin dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të zjarrëvënieve të qëllimshme.