Më datë 18.09.2018 u organizua takimi Mbështetja e BE në reformën e sektorit të ujit në Shqipëri. Është projekt i BE për të mbështetur Shqipërinë për shërbimet e menaxhimit dhe trajtimit të ujërave të ndotur. Synon forcimin e kapaciteteve në nivel kombëtar e vendor në sektorin e ujit, vecanërisht mirëfunksionimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës përgjatë bregdetit shqiptar. Projekti do kontribuojë në reformën e sektorit të ujit dhe reduktimin e ndotjes përgjatë ujërave të bregdetit shqipëtar. Në këtë takim mori pjesë dhe zv.Kryeministrja zj. Senida Mesi.