“Kjo ditë nuk është vetëm ditë feste por edhe bilanci për strukturën më veprimtare të shtetit.
Sot në këtë 109 vjetor, jemi krenar që kemi një Polici më të moderrnizuar dhe më profesionale, që e bëjnë atë më efikase në në ushtrimin e veprimtarisë së vetë funksionale”.
Kështu filloi fjala përshëndetëse e Prefektit të Qarkut Tiranë në takimin solemn të zhvilluar në Drejtorin e Policisë së Qarkut me rastin e përvjetorit ditës- përvjetor të Policisë së Shtetit.
Ndër të tjera z.
Afrim Qëndro përmendi me shifra dhe fakte disa nga arritjet më të dukshme të policisë së shtetit që lidhen me ndarjen e sajë nga politika në drejtim të luftës pa kompromis dhe pa ngjyrime politike ndaj krimit në tërësi.
Jo pa emocion dhe mbresa, zoti Prefekt përmendi faktin se këtë festë e ndjente shpirtërisht festë edhe të tijën personale, për vetë faktin se edhe vetë, dikur ka shërbyer në strukturat e kësaj policie.
“Kjo gjë më bën të jem më i ndjeshëm dhe më i qartë ndaj mbështetjes që duhet të ketë policia në problematikat e sajë të shumta që has në ushtrimin e përdistëshëm të kryerjes së detyrave të sajë, ashtu siç më emocionon çdo arritje dhe sukses në procesin e moderrnizimit të përdishëm dhe zbulimit dhe ndëshkimit shëmbullor që po i bën këto vitet e fundit krimit – tha ai ndër të tjera, ndërsa po rendiste arritjet dhe standartet e policisë së shtetit.
Në këtë takim, një theks i veçantë ju dha nevojës së mbështetjes së vazhdueshme që duhet ti jepet policies, me qëllim që ajo të jetë dhe të ngjitet përherë në tregues më të dukshëm si në drejtim të vlerësimit të sajë si strukturë e rëndësishme e shtetit në shërbim vetëm të popullit.
Fjalën ndërkohë e morën shum pjesmarrës, drejtues të lartë të policisë dhe të strukturave qëndrore të shtetit, të cilët vlerësuan punën e policisë së shtetit dhe nevojën e sajë të vazhdueshme për përmirësim.