Sot me datë 26.09.2018 ora 10:00, pranë Bashkisë Kavajë dhe Bashkisë Vorë u zhvilluan takimet midis përfaqësuesve të Prefektit të Qarkut Tiranë ; përfaqësuesve të Njësive Administrative nën juridiksionin e Bashkisë Kavajë, Rrogozhinë, Vorë e Kamëz dhe përfaqësuesve të Zyrës Vendore të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë. Ky takim u realizua në kuadër të një prej detyrave kryesore të qeverisë “Toka Prioritet” për verifikimet e ligjshmërive të AMTP-ve. Pas raportimeve dhe diskutimeve të zhvilluara, u paraqitën në mënyrë të përmbledhur problematika të ndryshme për cdo bashki.
Për të rregulluar këtë situatë, përfaqësuesit e mësipërm kërkuan bashkëpunimin tonë dhe të Ministrisë së Bujqësisë, pasi situata aktuale ligjore, e bën të pamundur pajisjen e tyre me titull pronësie.