Përfaqësues të Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, morën pjesë në workshopin e zhvilluar me temë Us Army Corps of Engineers Workshop Supporting Albanian Flood Risk Management, Emergency Response, Water Management Planning and Watershed Management.
September 26, 2018
Në datën 27.09.2018 rreth orës 14:57 ka rënë zjarr në zonën e Bardhorit, të Njësisë Administrative Synej, Bashkia Kavajë. Forcat zjarrfikse të Bashkisë Kavajë, Peqin dhe Tiranë ishin në vendngjarje.
September 27, 2018

Pranë Bashkisë Kavajë dhe Bashkisë Vorë u zhvilluan takimet midis përfaqësuesve të Prefektit të Qarkut Tiranë ; përfaqësuesve të Njësive Administrative nën juridiksionin e Bashkisë Kavajë, Rrogozhinë, Vorë e Kamëz dhe përfaqësuesve të Zyrës Vendore të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë

Sot me datë 26.09.2018 ora 10:00, pranë Bashkisë Kavajë dhe Bashkisë Vorë u zhvilluan takimet midis përfaqësuesve të Prefektit të Qarkut Tiranë ; përfaqësuesve të Njësive Administrative nën juridiksionin e Bashkisë Kavajë, Rrogozhinë, Vorë e Kamëz dhe përfaqësuesve të Zyrës Vendore të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë. Ky takim u realizua në kuadër të një prej detyrave kryesore të qeverisë “Toka Prioritet” për verifikimet e ligjshmërive të AMTP-ve. Pas raportimeve dhe diskutimeve të zhvilluara, u paraqitën në mënyrë të përmbledhur problematika të ndryshme për cdo bashki.

 Për të rregulluar këtë situatë, përfaqësuesit e mësipërm kërkuan bashkëpunimin tonë dhe të Ministrisë së Bujqësisë, pasi situata aktuale ligjore, e bën të pamundur pajisjen e tyre me titull pronësie.

Comments are closed.