Ditën e sotme datë 21.05.2018 pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë u organizua
takimi i dytë i Komitetit Rajonal të zhvillimit të Turizmit. Të pranishëm në takim ishin:
1.Znj.Diana MILE, Bashkia Tiranë
2.Znj.Silvana MEMA, Bashkia Vorë
3.Z.Genci GJYLSHENI, Bashkia Kavajë
4.Znj.Fatjona HYSI, Bashkia Rrogozhinë
5.Z.Mariel HALILAJ, Agjencia Kombëtare e Turizmit
6.Znj.Ollga BECKA, Agjencia Kombëtare e Zonave tëMbrojtura
7.Z.Gjergji GJURAJ, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare
8.Znj.Alida CINAJ, Agjencia e Zhvillimit Rajonal nr.2
9.Znj.Bora PANAJOTI, Këshilli i Qarkut Tiranë
10.Znj.Blerina GUNGA, Këshilli i Qarkut Tiranë
11.Znj.Merita MECANI, Agjencia Kombëtare e Ushqimit
Në fjalën e saj znj.Prefekte vuri theksin mbi qëllimin e këtij takimi i cili ishte miratimi i planit të
masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror ku në qëndër të vëmendjes së institucioneve
përgjegjëse do të jetë garantimi i sigurisë së pushuesve në plazhe, si dhe ofrimi i një mjedisi
turistik cilësor dhe me standard europiane në sezonin 2018. Përgjegjësitë e këtij komiteti janë:
-Të miratoj tërësinë e masave paraprake për menaxhimin e sezonit turistik që duhet
të ndërmarrë dhe zbatojë çdo institucion/agjenci në zbatim të Planit Vendor të Veprimit.
-Të bashkërendojë punën, përgjatë sezonit.
-Të ndiqet zbatimi i planit të veprimit përgjatë sezonit veror 2018.
-Të përcaktoj drejtimet prioritare për krijimin e kushteve përmbrojtjen e interesave dhe
të drejtave të ligjshme të turistëve dhe ofruese të shërbimeve turistike.
-Të garantojë Shëndetin Publik