Prefekti i Qarkut Tiranë Znj. Suzana Jahollari, e shoqëruar nga stafi i Sektorit të Emergjencave Civile të Prefekturës, bëri një ispektim për familjet e dëmtuara nga tërmeti në Njësitë Administrative Vaqarr dhe Pezë. Në këtë inspektim ishin të pranishëm drejtori i përgjithshëm i emergjencave civile të Bashkisë Tiranë z.Erindi Bejko si dhe administratorët e Njësive Administrative Besmir Kola dhe Gentjan Myrtaj, të cilët raportuan per banesat e dëmtuara nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019. Gjithashtu nga takimi me drejtuesit e këtyre njësive u njoh me problematikat e tyre në fazën e verifikimit të banesave ku kërkuan mbështetje të grupeve të tyre me inxhinierë ndërtimi.