Sot, më datë 07.05.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, bashkë me përfaqësues të Komitetit të Digave, të Bashkisë Tiranë, të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, të Institutit të Gjeologjisë , të Zyrës së Agjencisë së Basenit Ujor Ishëm-Erzen-Mat, realizuan inspektimin e digave dhe rezervuareve në zonat e Mbrojtura të Malit me Gropa-Bizë-Martanesh. Në këtë inspektim u evidentua gjendja e këtyre rezervuareve si dhe u dhanë udhëzimet e arsyetuara nga inxhinierët e fushës përkatëse.