Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjesë në ceremoninë në nderim te 77 vjetorit të Konferencës së Pezës, të organizuar në Pezë.
September 16, 2019
Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi mbledhjen e pare pas konstituimit të këshillave të rinj Bashkiakë pas zgjedhjeve të 30 Qershorit 2019.
September 18, 2019

Prefekti i Qarkut Tiranë mbajti mbledhjen e organit Këshillues të Prefektit nëzbatim të Nenit 23 të Ligjit 107/2016 “Për Prefektin e Qarkut”

Sot, më datë 17.09.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, mbajti mbledhjen e organit Këshillues të Prefektit nëzbatim të Nenit 23 të Ligjit 107/2016 “Për Prefektin e Qarkut”.

Në këtë takim ishin të pranishëm 5 kryetarët e Bashkive të Qarkut, Drejtori i Policisë Vendore Tiranë z. Rebani Jaupi, Drejtori Rajonal i Doganës z. Skerdi Ramaj, Drejtoresha Rajonale e Tatimeve znj. Borana Shaka, Drejtori Rajonal i Herimit Tatimor z. Romeo Shehu, përfaqësues të drejtorive rajonale dhe vendore etj. Qëllimi i mbledhjes ishte prezantimi i kryetarëve të rinj të bashkive dhe njohja e tyre si përfaqësues të pushtetit lokal me drejtuesit e degëve territoriale, si organe të pushtetit qëndror të organizuara në nivel vendor. Prefekti i Qarkut Tiranë fillimisht përshëndeti dhe u uroi sukses kryetarëve të bashkive dhe drejtuesve të rinj të degëve territoriale. Prefekti theksoi se është misioni i tij si përfaqësues dhe garantues i programit të politikave të Qeverisë kërkon përforcimin e bashkëpunimit të pushtetit vendor dhe strukturave rajonale në zbatimin e ligjit.

Në vijim, u prezantua një analizë e detajuar e problematikave të secilës bashki të Qarkut të Tiranës, ku drejtuesit e saj u njohën me shqetësimet kryesore të paraqitura në format analitik. Ndër shqetësimet e trajtuara, u ndal kryesisht në probleme të arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes së konsumatorit, përballimit të emergjencave civile, punësimit, infrastrukturës dhe logjistikës, trajtimit të mbetjeve urbane etj.

Kryetarët e rinj të Bashkive theksuan rëndësinë e bashkëpunimit me institucionin e Prefektit dhe degëve territoriale ne Qark pasi vetëm përmes kësaj fryme do të arrihet zgjidhja e problematikave duke synuar gjithmonë e më shumë një afrim me komunitetet e tyre, në mënyrë që të zbatohen me përpikmëri dhe përgjegjësi detyrimet ligjore të ngarkuara secilit prej tyre. Prefekti i Qarkut Tiranë gjeti vendin të rikujtonte se kryetarët janë mandatuar nga besimi i zgjedhësve dhe se pritshmëritë e banorëve janë shumë të larta.

 

Në përfundim të takimit, Prefekti i Qarkut Tiranë, bëri thirrje për koordinim më të mirë institucional dhe ngritjen e kanaleve të komunikimit të përhershëm dhe në frekuenca të përcaktuara kohore, duke kontribuar kështu në zgjerimin e personave përgjegjës për çështje tëcaktuara dhe duke ofruar bashkëpunim dhe zgjidhje gjithëpërfshirëse. Gjithashtu, duke qënë në afrim të celebrimit të 75-vjetorit të çlirmit të Atdheut, Prefekti kërkoi që në nderim të kësaj date, të organizohet një agjendë e cila garanton një kremtim sa më dinjitoz.

Comments are closed.