Më datë 21.11.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari mori pjesë në ekspozitën me piktura të piktorit Omer Kaleshi, që u organizua në galerinë e selisë së shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Në këtë ekspozitë morën pjesë nga Trupi Diplomatik, akademike e profesore , dashamires të artit si dhe shumë qytetarë të thjeshtë.
Në fjalën e saj Znj.Jahollari falenderoi Z.Kaleshi për punën e tij të palodhur, për ekspoziten si dhe për pikturat të cilat janë një pasuri e çmuar për Kryegjyshatën Bektashiane.