Sot, më datë 13.01.2020 Prefekti i Qarkut Tiranë Znj.Suzana Jahollari mori pjesë në kremtimin e 107 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit ku ishin të pranishëm drejtori i përgjithshëm z.Rebani Jaupi, nënkryetari i policisë z.Dhimitraq Ziu, kryetari i Këshillit të Qarkut z.Aldrin Dalipi, punonjës të shumtë policie si dhe familjarë të policëve të rënë në krye të detyrës. Në fjalën e mbajtur znj.Jahollari shprehu mirënjohje për misionin sa të rëndësishëm aq edhe të vështirë të Policisë së Shtetit i cili ka të bëjë me ruajtjen e rendit, sigurisë publike, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.