Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari, mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Rrogozhinë ku në bazë të ligjit u mor vendimi i rëndësishëm për caktimin Kryetar Bashkie në detyrë znj.Antonela Dedej, deri tani me detyrë nënkryetare e Bashkisë Rrogozhinë. Ky vendim u diktua pasi fatkeqësisht kryetari i Bashkisë Rrogozhinë z.Haxhi Memolla ndërroi jetë në datën 22.02.2020. znj.Jahollari në fjalën e saj shprehu gatishmërinë për mbështetje nga institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë si dhe kërkoi nga znj.Dedej angazhim maksimal e të ketë frymë bashkëpunimi në ekip me të gjithë stafin e Bashkisë, për të realizuar objektivat dhe prioritetet që ka Qeveria dhe Bashkia , për përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitet.