Ditën e martë, më datë 18.02.2020 Prefekti i Qarkut Tiranë, znj.Suzana Jahollari mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, lidhur me nje nga prioritetet kryesore të qeverisë që duke filluar nga 1 janari i vitit 2020, shërbimet për qytetarët të jenë online. Në këtë takim ishin të pranishëm: përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, QKB, Shërbimi Kombëtar i Punësimit etj. Znj. Denaj theksoi se kjo nismë është per te rritur cilesine e sherbimit ndaj qytetarëve dhe kerkon angazhim maksimal te struktura perkatese. Prefekti i Qarkut Tiranë garantoi bashkëpunimin ndërinstitucional për këtë shërbim nga të gjithë institucionet vendore dhe lokale të Qarkut Tiranë me qëllim dhënien e rezultateve të dukshme dhe eleminimin e radhëve nëpër sportele.