Sot, më datë 31.10.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë Znj.Suzana Jahollari mori pjesë në Workshopin Kombëtar për Strategjinë e Financimit të Ujit që u organizua nga Ministria e Jashtme në bashkëpunim me Agjensinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe Bashkimin Europian. Në këtë takim ishin të pranishëm Prefekti i Shodrës Z.Cesk Millja, Prefekti i Fierit Baki Bala, Prefekti i Elbasanit Z.Maksim Malaj, zyrtarë të lartë autoriteteve të ndryshme qeveritare si dhe përfaqësues të Unionit për Mesdheun. Qëllimi i këtij workshop-i ishte financimi i qëndrueshëm i menaxhimit të burimeve ujore, duke ndarë me partneret zhvillimorë nevojat dhe problematikat që ka sot menaxhimi i burimeve ujore në kontekstin financiar.