Prefekti i Qarkut Tiranë Znj.Suzana Jahollari po vijon me inspektimet në terren tek shtëpitë dhe pallatet të cilat janë dëmtuar nga tërrmeti i datës 26.11.2019, ne fshatin Yrshek, Njësia Administrative Kashar. Së bashku me Prefektin ishin të pranishëm edhe grupet në terren të cilët përbëhen nga inxhinierë dhe specialistë të fushës që po vazhdojnë të merren me vlerësimet e dëmeve shtëpi më shtëpi. Znj.Jahollari shprehu solidaritetin e saj me të gjithë banorët e prekur nga tërmeti si dhe vlerësoi në maksimum punën voluminoze dhe të palodhur që po bëhet nga grupet e punës në terren, për të patur një vlerësim sa më të shpejtë dhe të saktë.