Sot, më datë 17.05.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, priti në takim 12 Prefektët e Qarqeve të Republikës së Shqipërisë në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave dhe bashkëpunimit ndërinstitucional. Në këtë takim prefektët u njohën me prioritetet e punës dhe u diskutua për to.
Më pas takimi vijoi në Bashkinë e Tiranës ku prefektët u takuan me Kryetarin e Bashkisë, z. Erion Veliaj, ku u diskutua për problemet e sfidat e Kryeqytetit. Më pas është organizuar vizitë në një agrobiznes në Lundër, Njësia Administrative Farkë.