Sot, më datë 23.07.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Njësive Administrative dhe Emergjencave Civile, në Bashkinë Tiranë, Z. Erind Bejko. Në këtë takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe u diskutua rreth sigurimit të ambienteve për mbarëvajtjen e proçesit të aplikimit për karta identiteti të qytetarëve në Njësinë Administrative Kashar dhe Zallherr të Bashkisë Tiranë. Nga Bashkia Tiranë janë hapur dhe zyrat përkatëse për aplikim për kartat e identitetit në tre lagjet e reja të krijuara së fundmi tek Fresku, në Astir dhe tek Kodra e Diellit. Bashkia Tiranë në bashkëpunim me kompaninë Aleat ka siguruar ambiente dhe kushte mjaft të mira në të gjitha Njësitë Administrative.