Sot, më datë 24.07.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari priti në takim Drejtorin e Protokollit të Bashkisë Tiranë, Z. Valter Gjoni. Në këtë takim u diskutua rreth proçedurës së konstituimit të Këshillit Bashkiak, Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Z. Erion Veliaj, mënyrës së organizimit të ceremonisë, si dhe për mbarëvajtjen e proçedurës ligjore.