Sot, më datë 17.10.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, priti në takim drejtorin e Sekretariatit Teknik të Tokave Z.Ramadan Kanani. Në këtë takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional për mbarëvajtjen e problemeve të mirëfunksionimit të Komisionit Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë për të rritur vendimmarrjen, si dhe për ecurine e shqyrtimit të çështjeve me korrektësi dhe saktësi sipas zbatimit të ligjit.