Sot, më datë 09.07.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari priti në takim përfaqësues nga Union for Mediterranean (UfM) së bashku me përfaqësues të Agjensisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore ku u diskutua në lidhje me një aktivitet i cili do të zhvillohet gjatë muajit tetor në Shqipëri. Në këtë takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe u diskutua rreth mënyrës së funksionimit të Këshillit të Basenit Ishëm-Erzen dhe projekteve që UfM-ja propozon të organizohen në vendin tonë. Në fjalën e mbajtur Znj.Jahollari theksoi nevojën për asistence në trajnimin e anëtarëve të këtij këshilli për të mundësuar mbarëvajtjen sa më të mirë të tij, në marrjen e vendimeve.