Sot, më datë 11.06.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, priti në takim sekretarin e shoqatës “Tirana”, z. Skënder Farka. Në këtë takim u diskutua për librin e tij të pestë, “Shëtitje turistike nëpër fshatrat e Tiranës”, për 135 fshatrat e zonës perëndimore nga Malet e Krujës deri në fundin e masivit malor të Krrabës, i cili është një vlerë e shtuar historike dhe kulturore për vendin tonë.