Sot, më datë 02.08.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, priti në takim Z. Eridjan Salianji, jurist në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Në këtë takim u diskutua rreth çështjeve juridike të konstituimit të Këshillave të rinj Bashkiak, në Bashkitë e Qarkut Tiranë, dalë nga zgjedhjet vendore të datës 30 qershor, si rrjedhojë që ky proçes të bëhet në mënyrë të rregullt, të drejtë dhe në përputhje të plotë me zbatimin e ligjit.