Sot, më datë 24.09.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë Znj. Suzana Jahollari së bashku me grupin e punës te ngritur nga Institucioni i Prefektit, si dhe Z. Rebani Jaupi Drejtor i Policisë Vendore, Z. Ardit Elmazi shef i komisariatit te policisë, Z. Adriatik Merko Administrator i njësisë 6, morën pjesë në shpërndarjen e ndihmave, në qendrën sociale “Të qëndrojmë sëbashku” Njësia Administrative nr.6. Këto ndihma u dhuruan nga Drejtoria Vendore e Policisë, për banorët e dëmtuar nga termetet si dhe nga reshjet e rëna këto ditë në Qarkun e Tiranës.