Sot, më datë 14.12.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë Znj.Suzana Jahollari vijoi me inspektimet në Njësinë Administrative nr.8 në Bashkinë Tiranë ku pa nga afër situatën dhe gjëndjen e banesave ne këtë zonë që pas tërmetit të datës 26.11.2019. Ekipet e grupeve në terren po vazhdojnë me evidentimin si dhe me çertifikimin e çdo ndërtese në këtë zonë nëse është e banueshme apo jo dhe duke i informuar banorët për çdo gjë. Puna vazhdon pa ndërprerje dhe me intensitet të shtuar nga dita në ditë. Znj.Jahollari shprehu solidaritetin e saj me njerëzit si dhe theksoi se përmes programit te rindërtimit të ofruar nga qeveria do të bëhet rimëkembja e të gjitha dëmeve në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.