Prefekti i Qarkut Tiranë Z. Afrim Qëndro me Deputetin z. Etjen Xhafaj dhe me Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë z. Edison Memolla vëzhguan nga afër punimet e shkollës “Qamil Gjuzi” dhe qendrës kulturore në Rrogozhinë. Falë angazhimit të Bashkisë Rrogozhinë, puna vazhdonte me ritme të larta dhe shumë shpejt qendra kulturore do jetë funksionale me kushtet më të mira për qytetarët. Ndërsa janë hedhur themelet e Shkollës “Qamil Gjuzi”, me shpresën që kjo shkollë në shtator të presi fëmijët për fillimin e vitit të ri shkollor.