Prefekti i Qarkut Tiranë Znj.Suzana Jahollari zhvilloi Analizën vjetore me sektorin e zhvillimit urban të institucionit të Prefektit. Secili nga specialistët prezantoi realizimet e detyrave për vitin 2019 , problematikat dhe objektivat për vitin që vjen.
U theksuan si problemet të cilat kanë gjetur zgjidhje dhe janë përmbyllur me sukses ashtu edhe ato që do të vazhdojnë të ndiqen me prioritet edhe në vitin 2020, si sfidat e vitit pasardhës. Ndër shumë të tjera ja vlen të përmendim: Ndjekjen e problemeve të ndërtimeve në Qarkun Tiranë, Sigurinë e digave, problemin e Adresarit në 5 bashkitë e qarkut, Privatizimet e hapësirave publike, Landfillet, Kontrollimin e urave si dhe marrjen e masave për ndërhyrje aty ku të jetë e nevojshme etj. Znj.Jahollari falenderoi secilin nga punonjësit e sektorit për bashkëpunimin si dhe për punën e palodhur të bërë gjatë gjithë këtyre muajve me radhë si dhe uroi që për Vitin 2020 të arrijmë të bëjmë edhe më shumë.Vetem duke punuar sëbashku si një ekip mund tia dalim të përmbushim të gjitha objektivat me sukses.