Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi konstituimin e Këshillit të ri bashkiak si dhe Kryetarit të ri të Bashkisë së Vorës
August 5, 2019
Prefekti i Qarkut Tiranë priti në takim Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Autoritetit Kombëtarë të Ushqimit
August 19, 2019

Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak si dhe Kryetarit të ri të Bashkisë Kamëz

Sot, më datë 07.08.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, në pamundësinë e thirrjes së mbledhjes së parë nga sekretari i Këshillit Bashkiak dhe në mbështetje të pikës 2 neni 48, si dhe në prezencë të mediave, zhvilloi konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak si dhe Kryetarit të ri të Bashkisë Kamëz, ku ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Z. Taulant Balla, Kryetari i partisë socialiste për Tiranën, Z. Ervin Bushati, anëtarët e këshillit të ri bashkiak si dhe qytetarë të shumtë të cilët mbështetën kryetarin e ri në detyrë, Z.Rakip Suli. Proçesi i ceremonisë së konstitumit u zhvillua në Ambjentet e Shkollës së Mesme të Përgjithshme Ibrahim Rugova, ku fjala e hapjes u mbajt nga Znj. Jahollari dhe në zbatim të ligjit fjala u pasua tek këshilltari më i vjetër i Këshillit të Bashkisë Kamëz, Z. Zef Pistja, i cili vijoi me proçedurën normale të votimit për zgjedhjen e kryetarit të këshillit të Bashkisë si dhe me zgjedhjen e nënkryetarëve të tij. Proçesi i konstituimit vijoi me betimin si dhe fjalën përshendetëse nga kryetari i Bashkisë Kamëz, Z. Rakip Suli, i cili falenderoi komunitetin e Kamzës për besimin që i dha më 30 qershor, si dhe premtoi se interesat publike të qytetarëve të thjeshtë do kenë gjithmonë përparësi. Në përfundim të ceremonisë Znj. Jahollari uroi Z. Suli për detyrën e re si dhe kerkoi angazhimin maksimal të Këshillit si dhe kryetarit të Bashkisë Kamëz për bashkëpunim institucional në interesin e zgjidhjes së problematikave të qytetarëve të Kamzës.

Comments are closed.