Më datë 07.02.2020 Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari zhvilloi mbledhje me drejtorët e Zyrave Vendore Arsimore të Qarkut Tiranë ku ishin të pranishëm drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Tiranë znj.Erjeta Alhysa, drejtori i Zyrës Vendore Arsimore Kamëz z.Gentjan Murataj, drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Kavajë znj.Majlinda Cara, drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Vorë znj.Mimoza Lala si dhe drejtori i Zyrës Vendore Arsimore Rrogozhinë z.Luan Sheshi. Në këtë mbledhje u theksua rëndësia dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional për krijimi i një rrjeti të qëndrueshëm komunikimi në lidhje me shkëmbim e informacionit. Në këtë takim u bë pasqyrimi i situatës së tanishme në Qarkun e Tiranës ku u prezantuan arritjet e vitit 2019 si dhe u përcaktuan objektivat dhe sfidat për vitin 2020. Znj.Jahollari shprehu gatishmërinë e saj si perfaqësues i Këshillit të Ministrave në Qark që të japi kontributin e saj në mbikqyrjen dhe bashkërendimin e veprimtarisë së institucioneve qendrore në nivel vendor për të përmirësuar cilësinë e arsimit në qark.