Prefekti i Qarkut Tiranë mbajti mbledhjen e organit Këshillues të Prefektit nëzbatim të Nenit 23 të Ligjit 107/2016 “Për Prefektin e Qarkut”
September 17, 2019
Prefektja e Qarkut Tiranë sëbashku me Ministren e Shtetit për Parlamentin dhe Administratorin e zonës Farkë inspektuan nga afër banesat e dëmtuara ne njesine administrative Farke.
September 21, 2019

Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi mbledhjen e pare pas konstituimit të këshillave të rinj Bashkiakë pas zgjedhjeve të 30 Qershorit 2019.

Sot, më datë 18.09.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, zhvilloi mbledhjen e pare pas konstituimit të këshillave të rinj Bashkiakë pas zgjedhjeve të 30 Qershorit 2019. Në këtë takim ishin të pranishëm kryetaret dhe sekretaret e keshillave bashkiake te 5 bashkive te Qarkut Tirane. Qëllimi i këtij takimi ishte krijimi i një dialogu konstruktiv si dhe marrja e masave që synojnë bashkëpunimin e mëtejshëm të Institucionit të Prefektit dhe Këshillave Bashkiak, mbi procesin e verifikimit të ligjshmërisë së akteve të organeve të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore të Qarkut Tiranë. Marrëdheniet e Prefektit dhe organeve të vetqeverisjes vendore percaktohen me ligjin 107/2016, “Per Prefektin e Qarkut “ dhe ligjit 139/2015, “Per vetqeverisjen vendore”.

Në vijim u diskutua mbi disa çështje kryesore ku në fokus ishin:

–   Dorëzimi i praktikës së plotë  të Vendimeve të Këshillave Bashkiak për konfirmim ligjor te Prefekti.

–   Marrja në kohë e vendimeve të Këshillave Bashkiakë, sipas problematikave dhe afateve të përcaktuara në aktet ligjore përkatëse.

–   Përdorimi i të transfertave të pakushtëzuara dhe të tranfertave të kushtëzuara, si dhe informimin në mëyrë periodike të relizimit të tyre.

–   Zbatimi i detyrimit ligjor të përcaktuar në nenin 65 të Ligjit nr. 45/2019 “Për mbrojtjen Civile” për përcaktimin e fondit minimal 4% të buxhetit vjetor, për emergjencat civile.

 

Në përfundim të takimit, Prefekti i Qarkut Tiranë garantoi një bashkëpunim të plotë në zbatim të detyrimeve ligjore përkatëse institucionale.

Comments are closed.