Prefekti i Qarkut Tiranë znj. Suzana Jahollari, zhvilloi një takim me Drejtoreshën e Shoqatës për Autonomi Vendore znj.Adelina Farrici në lidhje me hartimin e një pyetësori mbi analizën e situatës aktuale të bashkive të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Qarkun e Tiranës, me qëllim mirëmenaxhimin e procesit të krizës së post-tërmetit nga pushteti vendor.