Në vijim të raportimeve në lidhje me analizën e punës së bërë nga sektorët e institucionit gjatë vitit 2019, Prefekti I Qarkut Tiranë Zj Suzana Jahollari, zhvilloi takimin e rradhës me Sektorin Juridik. Raportimet konsistuan në paraqitjen e punës së bërë, sukseset e arritura si dhe problematikat e ndryshme që janë hasur gjatë verifikimit të ligjshmërisë të akteve të nxjerra nga organet e qeverisjes vendore. Specialistët prezantuan punën e tyre individuale, objektivat e arritura gjatë vitit 2019 si dhe sfidat për 2020. Zj. Jahollari falenderoi të gjithë punonjësit e këtij sektori për punën e bërë.