Më datë 21.01.2020 Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi takimin me ish-punonjësit e Komisionit Vendore të Verifikimit të Titujve të Pronësisë për zbatimin e vendimit nr.3, datë 24.12.2019 të Komisionit Qeveritar të Tokës . Në zbatim të këtij vendimi do të bëhet dërgimi me procesverbal në Avokaturën e Shtetit, i të gjitha dosjeve për të cilat gjykata nuk ka dhënë vendim të formës së prerë. U la si detyrë që grupet e punës të ngritur me urdhër të Prefektit do të realizojnë inventarizimin e të gjitha dosjeve të ish –Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë.