Më datë 19.09.2018 Prefekti Qarkut Tiranë znj. Jahollari, Deputetja e Tiranës znj. Gjylameti sëbashku me Drejtorin e Emergjencave Civile në Bashkinë Tiranë z. Bejko dhe Administratorin e Njësisë 6 z. Merko, inspektuan situatën në zonën e Sharrës si pasojë e rrëshkitjeve të dherave, të cilat kanë filluar në vitin 2015 dhe problematikën në lidhje me rënien e murit të betonit që rrezikon disa shtëpi. Për ditët në vijim iu la detyrë Bashkisë Tiranë në bashkëpunim me I.K.M.T të merren masat Emergjente (të përkohëshme) për zgjidhjen e problemit.