Sot, më datë 12.03.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Jahollari, zhvilloi takimin e fazës përmbyllëse të proçesit të zbatimit të VKM numër 1108, datë 30.12.2015 “Për transferimin nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave tek bashkitë e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit”.
Në këtë takim ishin të pranishëm grupi i punës nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përfaqësues nga bashkitë Tiranë, Kavajë dhe Kamëz, etj.
Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Jahollari pasi bëri një rezyme të punës së deritanishme, u ndal në raportin e prodhuar nga Grupi i Punës i ngritur pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural duke kërkuar mendimin e përfaqësuesve të bashkive, të cilët shprehën dakordësinë për rezultatet e nxjerra dhe të perfundoj proçesi ligjor në afatin e përcaktuar.