Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari ne cilesine e Kryetarit te Keshillit te Basenit Ujor Erzen zhvilloi mbledhjen e rradhes ku morën pjesë përfaqësues nga institucionet si më poshtë: Bashkitë Tiranë, Durrës, Vorë, Kavajë, Shijak, Agjensia Rajonale e Mjedisit, Agjensia e Zonave të Mbrojtura, Instituti i Shendetit Publik, Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Durrës, përfaqësues nga Agjensia e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe Grupeve të interesit. Mbledhja e ditës u organizua sipas nje rendi të përcaktuar nga Zyra e Adminstrimit të Burimeve Ujore Ishëm-Erzen- Mat. Të gjitha kërkesat për shfrytëzim të burimeve ujore sipërfaqësore dhe nëntokesore u prezantuan nga Drejtoresha e Zyrës së Adminstrimit të Burimeve Ujore Ishëm-Erzen- Mat, të cilat u trajtuan konform ligjit 111/2012 për “Menaxhimin e integruar të burimeve ujore” i ndryshuar.