Gjatë orëve të vona të natës, me dt. 25.09.2018 pas lajmërimit nga salla e policisë, për rënien e zjarreve të përmasave të mëdha dhe në terren të veshtirë, me një diferencë prej 2 orësh njëri nga tjetri, Prefekti Qarkut Tiranë me stafin e tij ishte prezent në terren në zonën e depos së Gurores në Linzë duke monitoruar situatën dhe punën e shkëlqyeshme të forcave.
Prefekti i Qarkut ka pasur një shkëmbim konstant të informacionit me institucionet në terren dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Emergjencave Civile dhe Qëndrën e Bashkuar Operacionale pranë Ministrisë së Mbrojtjes.
Situata e zjarreve aktualisht është nën kontroll të vazhdueshëm.