Sot, më datë 04.03.2019 Prefekti Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, zhvilloj një takim pranë ambienteve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, me drejtorët rajonal, ku ishin të pranishëm Zv.Drejtor i Përgjithshëm znj. Risena Xhaja, Drejtori i ASHK Kamëz-Vorë z. Arion Bistri, Drejtori i ASHK Tirana Veri z. Elion Semanaj, Drejtori i ASHK Tirana Jug z. Mariglen Disha dhe Drejtori i ASHK Rurale 2 z. Rezart Elmazi. Në këtë takim u diskutua rreth projektligjit për Përfundimin e Proçeseve Kalimtare të Pronësisë, kërkesë/ankesave të qytetarëve dhe aplikimi i tyre online nëpërmjet shërbimit e-albania.al, i cili ka ndihmuar për thjeshtësimin e punës si për qytetarët ashtu edhe për punonjësit e këtij institucioni. Gjithashtu znj. Jahollari, theksoj se një pikë tjetër kyce është dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, vecanërisht me atë të pushtetit vendor, ku do të organizohet dhe një takim për diskutimin e problematikave të ndryshme.