Në zbatim të urdhrit të Kryeministrit dhe detyrave emergjente që kanë lindur nga situata e krijuar prej termetit të rënë në datën 21.09.2019, Prefektja e Qarkut Tiranë Znj. Suzana Jahollari sëbashku me Ministren e Shtetit për Parlamentin Znj. Elisa Spiropali si dhe Administratorin e zonës Farkë Z. Ardjan Tufa inspektuan nga afër banesat e dëmtuara ne njesine administrative Farke, si pasoje e lekundjeve te forta gjate 24 oreve te fundit ne vendin tone. Gjatë takimit u evidentuan saktësisht problematikat e asaj zone si dhe u inkurajuan njerëzit për mbeshtetjen si dhe per masat qe duhen marre ne rast perseritjeje.