Me kërkesë të tij prita sot në zyrë ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Shkurov Volodymyr. Diskutuam për situatën e vështirë në vendin e tij dhe mundësitë e bashkëpunimi dhe si ne mund të kontribuojmë në rindërtimin e Ukrainës. Natyrisht që jemi të vetëdijshëm për peshën tonë të vogël në këtë proces të gjerë e të komplikuar, por kjo s’na pengon të tregojmë solidaritetin tonë me çfarë e si të mundemi, sikundër kemi bërë në fakt prej fillimit të agresionit rus.