Sektori i Emergjencave civile në Institucionin e Prefektit të Qarkut Tiranë morën pjesë në seminarin me temë “ KATASTROFAT NUK NJOHIN KUFIJ” në datat 11 dhe 12 shkurt 2020, në ambientet e institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër. Në këtë seminar morën pjesë sektorë të Emergjencave civile të Prefekturave te vendit dhe ato te Malit te Zi. Në këtë seminar dy ditor, trainuesit e këtij takimi kaq të domosdoshëm që janë “Shërbimi i shpëtimit Malor Kroat” po realizojnë njohje me praktikat më të mira të BE-së në Mbrojtjen nga Përmbytjet.