Sot më datë 02.10.2018 Prefekti Qarkut Tiranë znj. Suzana Jahollari, ishte e ftuar në një takim kortezie me Ambasadorin e Polonisë z. Karol Bachura. Në këtë takim u diskutua për marrdheniet shumë të mira te dy vendeve, rreth ndryshimeve dhe zhvillimeve që kanë ndodhur në Shqipëri, gjithashtu edhe për mundësitë e bashkëpunimit kryesisht në fushën e emergjencave civile. Z. Bachura theksoi se Shqipëria ka premisa për të qene shumë shpejt anëtare e BE, pasi e meriton me punën dhe suksesin e arritur. Një ndër diskutimet kryesore ishte edhe fusha e turizmit, ku nga viti në vit po ndihet në rritje numri i turistëve, vecanërisht atyre polak. Pikë tjetër kyce e këtij takimi ishte edhe vendimi I këshillit bashkiak të Tiranës për vendosjen e statujës së të Shënjtit Papa Gjon Pali i II-në rrugën me të njëjtin emër në qytetin e Tiranës. Ambasadori ishte mjaft i interesuar për këtë aktivitet jo vetëm sepse Karol Wojtila ishte Polak por edhe sepse këtë vit celebrohet edhe 25-vjetori I vizitës së tij historike në Shqipëri.