Në datën 27.09.2018 rreth orës 14:57 ka rënë zjarr në zonën e Bardhorit, të Njësisë Administrative Synej, Bashkia Kavajë. Forcat zjarrfikse të Bashkisë Kavajë, Peqin dhe Tiranë ishin në vendngjarje.
September 27, 2018
Më datë 02.10.2018 Prefekti Qarkut Tiranë znj. Jahollari zhvilloi një takim me Nënkryetarin e Bashkisë Tiranë z. Arbjan Mazniku dhe Drejtorin e Emergjencave Civile Tiranë z. Erind Bejko
October 2, 2018

Sot më datë 02.10.2018 Prefekti Qarkut Tiranë znj. Suzana Jahollari, ishte e ftuar në një takim kortezie me Ambasadorin e Polonisë z. Karol Bachura

Sot më datë 02.10.2018 Prefekti Qarkut Tiranë znj. Suzana Jahollari, ishte e ftuar në një takim kortezie me Ambasadorin e Polonisë z. Karol Bachura. Në këtë takim u diskutua për marrdheniet shumë të mira  te dy vendeve, rreth ndryshimeve dhe zhvillimeve që kanë ndodhur në Shqipëri, gjithashtu edhe për mundësitë e bashkëpunimit kryesisht në fushën e emergjencave civile. Z. Bachura theksoi se Shqipëria ka premisa për të qene shumë shpejt anëtare e BE, pasi e meriton me punën dhe suksesin e arritur. Një ndër diskutimet kryesore ishte edhe fusha e turizmit, ku nga viti në vit po ndihet në rritje numri i turistëve, vecanërisht atyre polak. Pikë tjetër kyce e këtij takimi ishte edhe vendimi I këshillit bashkiak të Tiranës për vendosjen e statujës së të Shënjtit Papa Gjon Pali i II-në rrugën me të njëjtin emër në qytetin e Tiranës. Ambasadori ishte mjaft i interesuar për këtë aktivitet jo vetëm sepse Karol Wojtila ishte Polak por edhe sepse këtë vit celebrohet edhe 25-vjetori I vizitës së tij historike në Shqipëri.

Comments are closed.