Sot, më datë 06.03.2019, u zhvillua promovimi i librit “Oficeret shqiptare në rrjedhën e historisë”, në të cilin Prefekti Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, është bashkëautore sëbashku me z. Kujtim Boricin. Ky libër ka si qëllim pasqyrimin e rrugëtimit të grave oficere në vite, i cili do të mbetet si një homazh për brezin e grave e vajzave me uniformë. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Zv. Ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koci, Shefi Shtabit të Përgjithshëm, z. Bardhyl Kollcaku, Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, Presidenti i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë, z. Thoma Konduri dhe ushtarakë në detyrë ose të liruar.