Sot më datë 09.06.2020 në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë u zhvillua takimi i radhës i Task-Forcës Vendore në nivel qarku, për bashkëpunim dhe koordinim, me administratorët e Bashkise Tirane që mbulojnë territoret e zonave me risk, në lidhje me parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Në këtë takim morën pjesë:
Z.Dhimitraq Ziu, zv/ Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë; znj. Mirela Çano, Prokurore, z.Klevis Jahaj, Drejtor i OSHEE-së Tiranë, z.Erindi Bejko, Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Objekteve në Bashkëpronësi, Administrimit të Njësive Administrative dhe Emergjencave Civile në Bashkinë Tiranë, shefat e Komisariateve, Administratorë të Njësive Administrative Zall-Bastar, Baldushk, Shëngjergj, Pezë, Ndroq, Dajt etj, si dhe përfaqësues nga Sektori i Ekstensionit Bujqësor, IKMT-Dega Tiranë.
Prefektja e Qarkut Zj Suzana Jahollari terhoqi vemendjen për situatën në lidhje me intensifikimin e punës për parandalimin e kultivimit të kanabisit, nëpërmjet bashkëpunimit më efikas ndërmjet strukturave përgjegjëse. U kërkua veçanërisht nga adminstratorët, një kujdes i shtuar për zonat me risk, duke shkëmbyer informacione të vlefshme për identifikimin e shkelësve të ligjit, si dhe për formatin e ri të raportimit periodik në mënyrë tabelare, të pasqyruar me shifra konkrete. Në këtë takim, u la si detyrë të vazhdoj puna pa ndërprerje për verifikimin, kontrollet në terren dhe sensibilizim të komuniteteve. Objektivi kryesor është parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike dhe çrrënjosja e tyre nga territori i Qarkut Tiranë.